18 VJET CILËSI EKSELENTE
Grupacioni “Dalma” është një kompani me renome e cila tanimë 18 vjet ofron një spektër të gjerë të shërbimeve hoteliere, katering fin dhe industrial, organizim të plotë të eventeve. Gjatë kësaj periudhe vazhdimisht shënojmë progres dhe zhvillim, meqë pikë synimi ynë kryesor jeni ju, si klientë tanë, që t’ua ofrojmë shërbimin sa më cilësor. Gazmendet e juaja familjare dhe eventet afariste, pjesë të të cilave ishim edhe ne i ruajmë si kujtime të çmuara që na japin forcë të shkojmë përpara.
PËRKUJDESJE E PËRSOSUR
Grupacioni “Dalma” është një staf me kuzhinierë premtues të rinjë, të njohur me përvojë dhe profesionistë në industrinë e hotelerisë, me çka “Dalma” është kompania e vetme “njësportel” në tregun maqedonas. Stafi ynë i përkushtuar ka dy tipare dalluese – pasionin dhe entuziazmin që çdoherë të ofroj shërbim të përkryer edhe në situatat që në vete ngërthejnë sfida të mëdha. Ushqimi i përsosur, i gatuar me ingredientë të shijshëm, i servuar në mënyrë të jashtëzakonshme nga stafi ynë, nga çdo event do të krijojë kujtime të cilat do t’i kujtoni me krenari.
PËRBËRËS PREMIUM
Grupacioni “Dalma” çdoherë përdorë përbërës organikë me cilësi ekselente nga prodhuesit më të mirë lokal, të cilët e garantojnë cilësinë e produkteve të tyre me të cilët “Dalma” ndërtoi bashkëpunim dhe mirëbesim afatgjatë. Çdo vakt gatuhet nga “zero” dhe i përmban përbërësit më të rëndësishëm: dashurinë dhe përkushtimin tonë që çdoherë ta shërbejmë më të mirën. Ne kujdesemi për çdo detaj, ndërsa lista jonë e klientëve është provë për profesionalizmin tonë.
RISI
Lexoni më shumë për
risitë në katering!
KLIENTËT TANË
Grupacioni “Dalma” veçanërisht krenohet me listën e gjatë të klientëve të saj, që përfshin korporacione dhe kompani të rangut të lartë nga Maqedonia e Veriut, organizata të shumta nacionale dhe ndërkombëtare, institucione, përfaqësi diplomatike… Shërbimet tona i ofruam në më shumë se 10 mijë evente të korporatave.