KATERINGU INDUSTRIAL
Gjatë vitit 2018, Grupacioni “Dalma” e promovoi me sukses degën e re – kateringu industrial. I vendosur në një kuzhinë bashkëkohore industriale prej 550 m2 i certifikuar me HACCAP dhe ISO 22000:2018, me kapacitet prodhimi prej 7500 vakte të gatuara në ditë, shërbimi industrial i “Dalma” është njëri nga më të mëdhenjtë të këtij lloji në treg.
TEKNOLOGJI E AVANCUAR
Kateringu industrial i “Dalma” posedon dhe përdor teknologji të ”zinxhirit të ftohtë”, e vetme e këtij lloji në Maqedoni. Me fjalë të tjera, kjo teknologji e ofron mundësinë e ftohjes në çast të ushqimit përmes Blast-chillers dhe 100% e eliminon mundësinë e zhvillimit të baktereve aerobike në ushqim.
TRANSPORTI
Ushqimi transportohet deri te përdoruesi i fundit me “zinxhir të ftohtë”, i cili transportohet në kuti të specializuara stabile termike për ushqim me automjet të certifikuar HACCAP me izolim termo-king, i cili ushqimin e ruan në temperaturën e dëshiruar.
VAKT I NGROHTË
Në vendin ku servohet ushqimi, i njëjti ngrohet në furra konveksionale për një periudhë të shkurtër kohore. Në këtë mënyrë ruhet siguria e ushqimit, ndërsa freskia dhe cilësia e ushqimit është në nivelin më të lartë.