
KATERING INDUSTRIAL PA SHËRBIM (VAKTE TEKE)
Ushqimi nga menutë paraprakisht të përcaktuara përgatitet në kuzhinën industriale të “Dalma” dhe paketohet në paketime teke, ndërsa pastaj, përmes të ashtuquajturit zinxhir i ftohtë, transportohet deri te qilari i klientit.
Ushqimi i paketuar vendoset në pajisje paraprakisht të vendosura për ftohje dhe ruhet deri në kohën e shërbimit. Para konsumimit të vaktit, ushqimi ngrohet në furra mikrovalë.
Mënyra e këtillë e shërbimit të ushqimit ofron fleksibilitet gjatë kohës së konsumimit të ushqimit dhe është e përshtatshme për klientë me numër më të vogël të të punësuarve.