KATERING I RAFINUAR

Menuja e pasur përgatitet deri në përsosmëri në mënyrë që t’i kënaqim dëshirat, idetë, fantazitë e Juaja dhe nga eventi Juaj të krijojmë kujtime të paharrueshme. Menutë që i ofrojmë janë në linjën e dëshirave dhe mundësive Tuaja, përfshijnë kuzhinë tradicionale, antipasta ekzotike, fruta deti, ordevere bashkëkohore mikse, kombinime të posaçme për darka private dhe afariste, menu për fëmijë, sanduiçe, sallata, menu për raste të veçanta (Katering filmi, furnizimi i kompanive me vakte etj.)

ÇOKO FONTANË

Fontanat tona prej çokollate çdo rast e shëndrrojnë në një eksperiencë të paharrueshme dhe të jashtëzakonshme ku mysafirët magjepsen jo vetëm vizualisht, por edhe nga aroma dhe shija e përkryer e çokollatës së shkrirë Belge (e zezë ose e bardhë), e cila shërbehet me fruta të freskëta, biskota, kekse dhe marshmallow.

shutterstock_641013667@2x

KRIJO MENU TË PERSONALIZUAR!

Krijoni menu sipas dëshirave dhe mundësive Tuaja

Group 344

RISI

Lexoni më shumë për
risitë në katering!